Lajm
Ilijana Jotova presidentja e shtatë e Bullgarisë dhe gruaja e parë në këtë post
Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale pas numërimit të 100 për qind të votave
Hënë 2 Nëntor 2026 11:12
Hënë, 2 Nëntor 2026, 11:12
Ilijana Jotova dhe Kirill Vëllçev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në raundin e dytë të zgjedhjeve për president dhe nënpresident të vendit, të zhvilluar më 1 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet përfundimtare, pas numërimit të 100 për qind të procesverbaleve të mbërritura nga komisionet zgjedhore të qendrave të votimit:
Dyshja Ilijana Jotova – Kirill Vëllçev ka marrë 1 093 852 vota, ose 57,56 për qind të votave.
Dyshja Andrej Gjurov – Georgi Kandev ka marrë 750 251 vota, ose 39,48 për qind të votave.
2,95 për qind e votuesve kanë deklaruar se nuk mbështesin asnjërin prej kandidatëve. Bëhet fjalë për 56 080 votues.
Jotova ka fituar në 28 zonat zgjedhore të vendit.
Gjurov ka dalë i pari në tri zona: në zonat e 23-të dhe 24-t të Sofjes, si dhe në Kërxhali.
Mbi 99 për qind e procesverbaleve nga votimi jashtë vendit janë numëruar.
Andrej Gjurov ka marrë mbështetjen e 56,23 për qind të bashkatdhetarëve tanë që votuan jashtë vendit, gjithsej 59 705 votues, ndërsa Jotova ka siguruar 41,55 për qind, ose 44 125 vota.
Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve, sipas të dhënave të raportuara, është rreth 27 për qind.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova