Lajm
Qarkullimi i automjeteve në pikat dhe vendkalimet kufitare është normal
Hënë 2 Nëntor 2026 08:27
Hënë, 2 Nëntor 2026, 08:27
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi është normal në të gjitha vendkalimet dhe pikat kufitare me vendet fqinje, njofton Policia Kufitare.
Për shkak të një rrëshqitjeje dheu, deri në orën 14:00 do të jetë i bllokuar për qarkullimin në të dyja drejtimet një segment prej 15 kilometrash i rrugës përgjatë luginës së lumit Mesta, midis qafës së malit Jundola dhe qytetit Jakoruda, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Për drejtimet që të çojnë në qytetet Velingrad dhe Goce Dellçev janë siguruar rrugë alternative.
Të hënën do të ndërrohen kamerat e monitorimit të trafikut në qarkun e Bllagoevgradit. Në disa segmente të zonës së Petriçit, qarkullimi do të zhvillohet vetëm në një korsi.
Nga 2 nëntori do të ndryshojë lëvizja e trenave përmes Stacionit Qendror Hekurudhor të Sofjes, për shkak të rikonstruksionit të gjerë të nyjës hekurudhore. Deri në mars të vitit 2027, vetëm një pjesë e linjave do të vazhdojnë të shërbehen nga ky stacion, ndërsa për linjat e tjera është organizuar transferimi i udhëtarëve drejt stacioneve të tjera hekurudhore në kryeqytet.
Megjithatë, disa prej trenave drejt Burgasit, Varnës dhe Kapikulesë do të vazhdojnë të mbërrijnë dhe të nisen nga Stacioni Qendror i Sofjes pa qenë nevoja e ndërrimit të trenit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #tren
- #qarkullim rrugor
- #vendkalim
- #qarkullim
- #kufi
- #qarkullim kufitar
- #automjete të lehta
- #pikë kufitare
- #automjete të rënda
- #qarkullimi i automjeteve
- #automjete të transportit të mallrave
- #automjete të vogla
- #vendkalimet kufitare
- #automjete
- #Agjencia e Infrastrukturës Rrugore
- #kufizime të qarkullimit
- #Stacionit Qendror Hekurudhor