Hënë 2 Nëntor 2026 12:41
Hënë, 2 Nëntor 2026, 12:41
Vesella Leçeva
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryetarja e Komitetit Olimpik Bullgar, Vesella Leçeva, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për postin e presidentes së Federatës Ndërkombëtare të Qitjes Sportive (ISSF). Ish-kampionia e botës dhe fituese e medaljes së argjendtë olimpike në qitje me pushkë do të garojë për këtë post përballë presidentit aktual të ISSF-së, Luçiano Rosi, kryetarit të federatës evropiane, Aleksandër Ratner, si dhe kandidatit nga Ukraina, Konstantin Pivovarov.
Kongresi zgjedhor do të zhvillohet më 13 dhe 14 dhjetor në Romë.
“Për mua, qitja sportive është shumë më tepër sesa një karrierë sportive. Është një rrugëtim që ka përshkuar gjithë jetën time dhe që më ka formuar si person. Besoj se kur një sport të ka dhënë kaq shumë, ke edhe përgjegjësinë t'i kthesh diçka me vlerë”, shkruan Leçeva në argumentimin e kandidaturës së saj, të publikuar në Facebook, transmeton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova