Hënë 2 Nëntor 2026 14:34
Hënë, 2 Nëntor 2026, 14:34
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Rreth 20-21% e popullsisë
së Bullgarisë jeton në varfëri, ndërsa afro 19% e familjeve bullgare hasin
vështirësi për të paguar ngrohjen e banesave të tyre. Këtë e deklaroi Ministrja
e Politikës Sociale, Natalija Efremova, në Sofje gjatë prezantimit të një
raporti të Bankës Botërore mbi varfërinë dhe tranzicionin e gjelbër.
Ministrja Natalija Efremova
FOTO: BTA
Sipas saj, Bullgaria i ka
vendosur vetes objektivin kombëtar që deri në vitin 2030 të nxjerrë 787 000
persona nga rreziku i varfërisë ose përjashtimit social.
Parashikohet një reformë që përfshin një model të ri për vlerësimin e integruar të cenueshmërisë, i cili do të mundësojë orientimin më të saktë të mbështetjes ndaj qytetarëve të cenueshëm nga pikëpamja energjetike dhe e transportit.
Ministrja kujtoi se pragu i varfërisë në vitin 2027 do të arrijë në 443 euro, që përbën një rritje prej 13,4% krahasuar me vitin 2026.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva