LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 3 nëntorin 2026

Kod portokalli për reshje në pothuajse të gjithë vendin, në pesë qarqe shpallet kod i kuq

Hënë, 2 Nëntor 2026, 19:16

Parashikimi i motit për 3 nëntorin 2026

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa në orët e mëngjesit do të jenë më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi, ku do të arrijnë 13–15 gradë. Në Sofje pritet të shënohen 6 gradë. Gjatë ditës priten reshje shiu në të gjithë vendin, ndërsa në zonat malore reshje dëbore. Reshjet do të vijnë duke u intensifikuar dhe do të jenë në sasi të konsiderueshme. Era do të fryjë me intensitet mesatar nga verilindja, ndërsa gjatë gjysmës së dytë të ditës do të forcohet në Bullgarinë Lindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë, ndërsa në zonat juglindore dhe përgjatë bregdetit do të arrijnë 14–16 gradë. Në kryeqytet temperatura do të jetë rreth 8 gradë.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet më të dendura priten në pjesën veriore dhe atë qendrore të bregdetit. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 14 deri në 16 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 16–17 gradë, ndërsa dallgëzimi do të arrijë 3–5 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë i vranët. Në pjesët më të ulëta do të ketë reshje shiu të vazhdueshme dhe me intensitet të lartë, ndërsa në lartësitë mbi 1500 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore. Në pjesët më të larta malore do të rritet trashësia e shtresës së dëborës. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare deri e fortë nga juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 7 gradë, ndërsa në lartësi 2000 metra rreth 0 gradë.

Të mërkurën, në Bullgarinë Lindore reshjet do të vazhdojnë, herë pas here me intensitet të lartë dhe në sasi të konsiderueshme, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit do të pushojnë gradualisht. Era veriore përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të forcohet më tej, duke arritur intensitet të fortë deri në stuhi. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova