Në Jamboll prezantohet një libër për refugjatët nga Trakia dhe Egjeu

Martë, 3 Nëntor 2026, 04:47

Në Jamboll prezantohet një libër për refugjatët nga Trakia dhe Egjeu

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Libri "Bullgarët e Trakisë dhe grekët e Egjeut - refugjatë në Bullgari" i prof. Ivan Kanev do të prezantohet në Jamboll më 3 nëntor gjatë një takimi me autorin në Shtëpinë e Shkencës dhe Teknikës, duke filluar nga ora 17:00. Këtë e njoftuan organizatorët nga Shoqata Trakase lokale “Trakia”, raportoi BTA.

Libri paraqet tri valë refugjatësh: bullgarët nga Trakia e Edrenesë në vitin 1913, bullgarët nga Trakia e Egjeut, kryesisht në vitin 1924, si dhe grekët nga rajoni i Egjeut, të cilët gjatë shekujve u vendosën përgjatë bregdetit të Detit të Zi dhe në qytetet e Bullgarisë Jugore, pranë lumenjve Marica, Arda, Tunxha dhe degëve të tyre.

Për studimin e tij, prof. Kanev është mbështetur në të dhëna nga Arkivi Qendror Shtetëror.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva