129 kompani bullgare të mbrojtjes mbështeten nga fondet e BE-së

Hënë, 2 Nëntor 2026, 17:15

129 kompani bullgare të mbrojtjes mbështeten nga fondet e BE-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Edhe 35 kompani të tjera bullgare do të përfitojnë mbi 46 milionë euro financim evropian për modernizimin e prodhimit të produkteve të mbrojtjes dhe të produkteve me përdorim të dyfishtë, njoftoi Agjencia Ekzekutive “Fondet Evropiane për Konkurrueshmëri”.

Buxheti i masës në kuadër të programit “Konkurrueshmëria dhe inovacioni në ndërmarrje” është rritur në 117 milionë euro, ndërsa numri i përgjithshëm i kompanive të mbështetura do të arrijë në 129, krahasuar me 94 të miratuara fillimisht.

Me financimin evropian, kompanitë do të mund të blejnë makineri, pajisje, sisteme teknologjike, softuer të specializuar, si dhe patenta, licenca dhe ekspertizë teknologjike (know-how).

Qëllimi është që kompanitë të rrisin kapacitetin e tyre industrial në prodhimin e produkteve për mbrojtjen dhe të produkteve me përdorim të dyfishtë, të cilat mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva