Hënë 2 Nëntor 2026 17:51
Hënë, 2 Nëntor 2026, 17:51
FOTO: bntnews.bg
Madhësia e shkronjave
Gazi natyror shtrenjtohet me 32,52% dhe gjatë këtij muaji një megavat-orë do të kushtojë 58,43 euro, pa përfshirë tarifat dhe taksat.
Vendimi i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit u shty dhe pritet të merret pas raundit të dytë të zgjedhjeve me argumentin se “Bulgargaz” do të përpiqej të gjente rezerva për të zbutur rritjen e kërkuar paraprakisht prej 34%. Megjithatë, diferenca midis çmimit të kërkuar dhe atij të miratuar është vetëm rreth një pikë përqindjeje.
Ndërkohë, rregullatori energjetik siguroi edhe një herë se nuk do të lejojë rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe të ngrohjes për konsumatorët familjarë në mes të sezonit të ngrohjes, njoftoi korrespondentja jonë Julijana Kornazheva.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva