Orlin Goranov dhe Darija Tomova me këngën duet “Mbetet diçka”

Martë, 3 Nëntor 2026, 08:35

Orlin Goranov dhe Darija Tomova me këngën duet “Mbetet diçka”

FOTO: Directo Agency

Madhësia e shkronjave

Artistë nga dy breza bashkojnë zërat e tyre në këngën duet “Mbetet diçka” – bëhet fjalë për të paarritshmin Orlin Goranov dhe këngëtaren e re Darija Tomova. Për Darijan, të regjistrojë një duet me këngëtarin të cilin e ka admiruar që në fëmijëri, është një ëndërr e bërë realitet. Pikërisht realizimi i kësaj kënge e kthen atë në Bullgari nga Spanja, ku ajo studion. Krasimir Giullmezov ka krijuar muzikën dhe aranzhimin, ndërsa autori i tekstit, Javor Kirin, ka përfshirë në të referenca ndaj mesazheve të përcjella në këngët e mëparshme të Orlin Goranovit.

Orlin Goranov dhe Darija Tomova me këngën duet “Mbetet diçka”

FOTO: Directo Agency

“Mbetet diçka” është një duet emocional i Darija Tomovës dhe Orlin Goranovit, që flet për takimet të cilat lënë gjurmë, për besimin te vetja dhe për fuqinë e një ëndrre të ndarë me dikë tjetër. Kënga ndërthur dy rrugë të ndryshme jetësore përmes muzikës dhe përcjell mesazhin se drita dhe dashuria që u japim të tjerëve, gjejnë rrugën për t'u kthyer përsëri tek ne.”

Për Darija Tomovën, “Mbetet diçka” është kënga e saj e dytë origjinale, pas këngës debutuese “Filloi shiu”. Ndërsa për Orlin Goranovin, është kënaqësi t’i japë dorën një talenti të ri, ashtu siç këndojnë të dy artistët: “Sot pashë veten tek ti, pa u menduar – ta zgjata dorën.”

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello