Deficiti i buxhetit të shtetit arrin në 5,2 miliardë euro për 10 muaj

Martë, 3 Nëntor 2026, 08:58

Deficiti i buxhetit të shtetit arrin në 5,2 miliardë euro për 10 muaj

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në fund të muajit tetor, deficiti buxhetor pritet të arrijë në 5,2 miliardë euro, ose 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të parashikuar. Këtë pritshmëri e bëri të ditur Ministria e Financave, bazuar në të dhënat paraprake dhe vlerësimet e saj, raporton agjencia BTA. Vetëm brenda një muaji, deficiti buxhetor është rritur nga 2,8% në 4%. Këtë e tregojnë të dhënat mbi të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit deri në fund të tetorit. Sipas Ministrisë së Financave, rritja e deficitit lidhet kryesisht me shtimin e shpenzimeve kapitale dhe të transferimeve buxhetore. Vetëm gjatë muajit tetor, këto shpenzime kaluan 1,1 miliardë euro.

Për të gjithë vitin 2026, deficiti i buxhetit të shtetit është parashikuar të arrijë në 5,7% të PBB-së, ose rreth 7,2 miliardë euro. Për shkak të këtij niveli të lartë të deficitit, Komisioni Evropian e ka vendosur vendin nën procedurën për deficit të tepruar.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova