Lajm
Qarkullimi në pikat kufitare dhe në kalimet kufitare është normal
Martë 3 Nëntor 2026 09:37
Martë, 3 Nëntor 2026, 09:37
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi në pikat dhe kalimet kufitare të vendit vijon normalisht, njofton Policia Kufitare bullgare. Ndërkohë, mbetet në fuqi organizimi i përkohshëm i trafikut në pikën kufitare „Ruse–Gjurgjevo“, për shkak të punimeve në Urën e Danubit në Ruse.
U rivendos qarkullimi për automjetet në rrugën Jundolla–Jakoruda. Megjithatë, për shkak të një rrëshqitjeje dhe shembjes së një muri mbajtës, qarkullimi i kamionëve me peshë mbi 12 tonë mbetet i ndaluar. Gjithashtu, në segmentin nga stacioni hekurudhor Avramovo deri në fshatin Eleshnica, përgjatë një gjatësie prej 36 kilometrash, shpejtësia e lëvizjes është kufizuar në 50 km/orë.
Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, punimet e riparimit në një segment prej 3 kilometrash të rrugës që kalon përmes qafës malore Vlladaja do të shtyhen me disa ditë pas datës 20 nëntor. Këtë e bëri të ditur Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike, duke shpjeguar se moti i pafavorshëm po vështirëson punimet dhe po kërkon zgjatjen e afatit të përfundimit të tyre. Në këtë zonë, ku trafiku është i ngarkuar për shkak të lëvizjes së automjeteve drejt dhe nga Sofja, është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit, me dy rrugë alternative: njëra përmes autostradës Struma dhe tjetra përmes fshatit Vlladaja. Në itinerarin e dytë ndalohet kalimi i kamionëve me peshë mbi 12 tonë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova