Zëvendëssekretari i Shtetit i SHBA-së, David Baker, është për vizitë në Bullgari

Martë, 3 Nëntor 2026, 10:24

Zëvendëssekretari i Shtetit i SHBA-së, David Baker, është për vizitë në Bullgari

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Bashkëpunimi strategjik mes Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e ekonomisë dhe investimeve, teknologjisë së lartë dhe energjetikës, si dhe partneriteti në mbrojtje dhe çështjet e sigurisë në Detin e Zi, ishin në qendër të takimit mes kryeministrit bullgar, Rumen Radev, dhe zëvendësndihmëssekretarit amerikan të shtetit për Çështjet e Sigurisë Evropiane dhe Politike, David Baker. Lajmi u bë i ditur nga shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave të Bullgarisë. Gjatë bisedimeve u theksua rëndësia strategjike e Korridorit të Mesëm për forcimin e lidhjeve të Evropës në fushën e transportit, energjetikës dhe teknologjisë digjitale.

Baker ndodhet në Bullgari në lidhje me mbërritjen e mjeteve të para luftarake të blinduara të tipit „Stryker“, të cilat do t’i bashkohen Forcave Tokësore të Ushtrisë Bullgare.

Në takim morën pjesë gjithashtu ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, dhe ministrja e punëve të jashtme, Velisllava Petrova-Çamova, bëhet e ditur në njoftimin e shërbimit për shtyp të qeverisë bullgare.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova