Propozohet që shteti të subvencionojë linjat e rëndësishme ajrore ndërkombëtare

Martë, 3 Nëntor 2026, 11:54

Propozohet që shteti të subvencionojë linjat e rëndësishme ajrore ndërkombëtare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shteti do të ofrojë subvencione për biletat e avionit në rastet kur kompanitë ajrore operojnë në linja që rezultojnë me humbje, por që konsiderohen të rëndësishme për interesin publik. Kjo parashikohet në një projekt-rregullore të Ministrisë së Transportit, bëhet e ditur nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Deri më tani, në Bullgari nuk është aplikuar një skemë e tillë mbështetjeje për transportin ajror, ndërsa ajo përdoret në shumë vende të Evropës. Procedurat e përzgjedhjes zhvillohen në nivel evropian, çka u jep mundësi të marrin pjesë edhe kompanive ajrore nga vende të tjera. Për përfitimin e subvencioneve janë përcaktuar disa kritere, të cilat duhet të plotësohen njëkohësisht.

E para është që nevojat për transport të mos mund të përmbushen përmes kushteve të arsyeshme të tregut.

E dyta është që të garantohet një nivel minimal i lidhjes së rajonit përkatës me destinacionet e tjera.

E treta është që mbështetja të jetë në përpjesëtim me objektivin që synohet të arrihet.

E katërta është që ky objektiv të mos mund të arrihet përmes mjeteve të tjera të përshtatshme.

Vlera e subvencionit nuk mund të tejkalojë shumën e kostove neto të kompanisë ajrore për ofrimin e shërbimit.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova