Shtrenjtimi i karburanteve rrit inflacionin mujor me 0,4 pikë përqindjeje

Martë, 3 Nëntor 2026, 13:37

Shtrenjtimi i karburanteve rrit inflacionin mujor me 0,4 pikë përqindjeje

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Inflacioni vjetor në Bullgari është rritur në 6,1% në muajin tetor, nga 5,7% që ishte në shtator, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

“Pasojat e goditjes energjetike mund të zgjasin më shumë nga sa pritej. Për këtë arsye, duhet t'u kushtohet vëmendje e veçantë efekteve të tërthorta dhe atyre dytësore. Nuk duhet të presim që këto efekte të shfaqen plotësisht përpara se të vlerësojmë nëse nevojiten masa shtesë”, deklaroi guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë, Dimitër Radev, gjatë forumit ndërkombëtar financiar OMFIF, që po zhvillohet në Sofje. Radev theksoi gjithashtu se, në një mjedis të vështirë ekonomik, politika fiskale ka një rëndësi të veçantë. Sipas tij, ndryshimet në kuadrin rregullator për bizneset mund të dëmtojnë besimin, të frenojnë investimet dhe të kufizojnë mundësitë e financimit.

Deklaratat e tij vijnë pas propozimit të qeverisë për vendosjen e një takse të njëhershme prej 33% mbi të ashtuquajturat fitime të jashtëzakonshme për vitin 2027, e cila do të përfshijë edhe bankat.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova