LAJME

Lajm

Avionë nga Bergamo dhe Dublini drejt Sofjes u kontrolluan pas kërcënimeve

Martë, 3 Nëntor 2026, 14:21

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Ljubomir Nikollov

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Ljubomir Nikollov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri i transportit, Georgi Peev, tha se sot janë marrë kërcënime për dy fluturime drejt Sofjes, njëri nga Bergamo dhe tjetri nga Dublini. Avionët iu nënshtruan kontrolleve, por nuk u konstatua asgjë shqetësuese. Kërcënimet janë marrë përmes postës elektronike, bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Ljubomir Nikollov, njofton Radioja Kombëtare Bullgare (BNR), në programin „Horizont“.

Duke iu referuar një sinjalizimi të një dite më parë për praninë e një mjeti shpërthyes, Nikollov tha se ende po punohet për identifikimin e personit që e ka dërguar kërcënimin. „Ajo që shqetëson është se tashmë kanë filluar të përfshihen edhe disa kompani ajrore, duke bërë të nevojshme ndryshimin e itinerarit të avionëve dhe marrjen e masave përkatëse“, tha Nikollov, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Një ditë më parë, një fluturim i kompanisë ajrore Wizz Air nga Londra (Luton) drejt Sofjes u devijua për në Budapest, pas marrjes së një sinjalizimi për kërcënim me bombë gjatë fluturimit. Pas përfundimit të kontrolleve, avioni vazhdoi udhëtimin drejt Sofjes.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova