Martë 3 Nëntor 2026 14:42
Martë, 3 Nëntor 2026, 14:42
Georgi Gospodinov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shkrimtari i njohur bullgar Georgi Gospodinov dhe përkthyesja e tij në gjuhën suedeze, Hanna Sandborgh, u vlerësuan për veprën „Kopshtari dhe vdekja“ me një nga dallimet më prestigjioze letrare të Suedisë, „Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë“.Lajmin e bëri të ditur vetë Gospodinov përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. „Këtë mëngjes, të gjitha gazetat suedeze, pa asnjë përjashtim, njoftojnë se një libër bullgar ka fituar çmimin e madh të Stokholmit“, shkroi Gospodinov.
Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 19 janar në Stokholm.
Georgi Gospodinov është gjithashtu autori i parë bullgar që ka fituar çmimin ndërkombëtar „Booker“, me romanin e tij „Kohëstrehim“ (Time Shelter).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova