LAJME

Lajm

Bullgaria synon të bëhet qendër rajonale për mirëmbajtjen e „Stryker“-ëve

Martë, 3 Nëntor 2026, 15:56

Dimitër Stojanov

Dimitër Stojanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në një ceremoni solemne të organizuar në Uzinën Ushtarake „Terem“, u pritën mjetet e para luftarake të blinduara të tipit „Stryker“, të montuara për Forcat Tokësore të Ushtrisë Bullgare. Ndërkohë, trajnimi i mekanikëve dhe drejtuesve të këtyre mjeteve nisс prej më shumë se katër muajsh.

Bullgaria synon të bëhet qendër rajonale për mirëmbajtjen e „Stryker“-ëve

FOTO: BTA

Në një prononcim për mediat në Veliko Tërnovo, ministri i mbrojtjes, Dimitr Stojanov, deklaroi se po punohet intensivisht që Bullgaria të shndërrohet në një qendër rajonale për mirëmbajtjen dhe shërbimin teknik të mjeteve „Stryker“. Ai kujtoi se mjete të tilla janë në përdorim edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Ukrainë.Gjithashtu, u bë e ditur se vitin e ardhshëm do të nisin gradualisht edhe furnizimet me mjetet luftarake të këmbësorisë të tipit „Dragoon“. Në total, parashikohet dorëzimi i 90 mjeteve të tilla.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova