Lajm
Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2026
Reshjet e shiut do të dobësohen dhe deri në mbrëmje do të pushojnë në të gjithë vendin
Martë 3 Nëntor 2026 19:07
Martë, 3 Nëntor 2026, 19:07
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën, temperaturat minimale do të luhaten nga 5 deri në 10 gradë, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jenë më të larta, duke arritur në 12-14 gradë. Në Sofje, temperatura minimale pritet të jetë rreth 5 gradë. Gjatë ditës, moti do të mbetet i vranët në të gjithë vendin. Në disa zona malore dhe në rajonet lindore do të vijojnë reshjet e shiut pothuajse gjatë gjithë ditës. Në këto zona, para mesditës reshjet do të jenë përkohësisht intensive dhe me sasi të konsiderueshme. Deri në fund të ditës, shiu do të pushojë pothuajse kudo. Era do të fryjë e lehtë, ndërsa në rajonet lindore do të jetë mesatare deri e fortë, nga veriu dhe verilindja. Në fund të ditës, era do të dobësohet edhe në Bullgarinë Lindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë, ndërsa në rajonet juglindore dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të arrijnë nga 8 deri në 13 gradë. Në kryeqytet, temperatura maksimale pritet të jetë rreth 8 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Deri në mesditë është në fuqi paralajmërimi i verdhë në pjesën veriore dhe ai portokalli në pjesën jugore të bregdetit për reshje të rrezikshme shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 12 deri në 14 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 16-17 gradë. Deti do të jetë i trazuar, me valëzim mbi 3 ballë.
Në zonat malore moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të vazhdojnë pothuajse gjatë gjithë ditës, kryesisht në masivet malore të Bullgarisë Lindore, si dhe në disa zona të maleve Rilla dhe Pirin. Në lartësitë më të mëdha, do të bjerë dëborë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë, nga veriu dhe verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 6 gradë, ndërsa në lartësi 2000 metra do të zbresë në rreth 0 gradë.
Të enjten moti do të jetë kryesisht i vranët, por vetëm në disa zona të veçanta të Bullgarisë Perëndimore priten reshje të lehta shiu. Era do të ndryshojë drejtim, duke fryrë nga veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore do të dobësohet dhe do të jetë nga veriu. Temperaturat minimale do të luhaten nga 4 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 12 gradë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova