Lajm
Forumi ndërkombëtar
„Evropa në lëvizje: migrantë për punë apo punonjës në lëvizje?“
Mërkurë 4 Nëntor 2026 04:57
Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 04:57
FOTO: bas.bg
Madhësia e shkronjave
Më 4 dhe 5 nëntor 2026, në godinën kryesore të Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN) në Sofje, do të mbahet konferenca ndërkombëtare me temë „Evropa në lëvizje: migrantë për punë apo punonjës në lëvizje? Çfarë do të thotë të kesh një punë dinjitoze dhe të ndihesh pjesë e shoqërisë?“, njoftohet në faqen zyrtare të akademisë. Konferenca organizohet nga Instituti për Studimin e Popullsisë dhe Njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Kryqi i Kuq Bullgar.
Miliona njerëz punojnë larg vendit të tyre: bullgarë në vende të tjera evropiane dhe shtetas të huaj në Bullgari. Konferenca synon të trajtojë çështjen se çfarë u nevojitet këtyre njerëzve për të pasur kushte dinjitoze pune, të drejta të barabarta dhe një vend të mirëfilltë në shoqërinë ku jetojnë.
Mes pjesëmarrësve do të ketë përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, universiteteve nga Bullgaria, Gjermania, Spanja, Holanda dhe Ukraina, si dhe përfaqësues të punëdhënësve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova