Lajm
Volejbollistët Grozdanov dhe Asparuhov në formacionin ideal të volejbollit polak
Martë 3 Nëntor 2026 18:09
Martë, 3 Nëntor 2026, 18:09
Aleks Grozdanov (në plan të parë) përshëndet publikun në Lublin
FOTO: BOGDANKA LUK Lublin
Madhësia e shkronjave
Dy volejbollistët e kombëtares bullgare, Aleks Grozdanov dhe Asparuh Asparuhov, janë përfshirë në formacionin e javës së kampionatit elitar të volejbollit në Poloni.
Kapiteni i kombëtares bullgare dhe bllokuesi i qendrës, Grozdanov, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me ekipin e tij Bogdanka Lublin, në fitoren 3-0 kundër Katovice, duke shënuar 12 pikë.
Ndërsa Asparuhov realizoi 19 pikë për ekipin e tij Shlepsk Suvallski, në fitoren 3-1 ndaj Çenstohova, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova