Mërkurë 4 Nëntor 2026 09:07
Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 09:07
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është normal në të
gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare në vend, njoftojnë nga Policia Kufitare.
Gjatë 24 orëve të fundit,
në vend kanë ndodhur 12 aksidente të rënda rrugore, ku janë plagosur 13
persona, bëjnë të ditur nga Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, në 52
aksidente kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 67 janë plagosur. Që nga fillimi
i vitit, në 5826 aksidente të rënda rrugore kanë humbur jetën 417 persona. Të
plagosurit janë 7217. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i
viktimave në rrugë është rritur me 41 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit
janë shuar 28 zjarre në mbarë vendin, ku është lënduar një person, njoftojnë
nga Drejtoria e Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë.
Pesëmbëdhjetë prej zjarreve kanë shkaktuar dëme materiale të drejtpërdrejta, prej të cilave 7 në ndërtesa banimi dhe 3 në automjete. Gjashtë nga zjarret janë shkaktuar nga pajisje gatimi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva