Lajm
U propozua ulje e shpenzimeve buxhetore shtetërore në 38% të PBB-së
Mërkurë 4 Nëntor 2026 10:51
Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 10:51
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Instituti për Ekonominë e Tregut prezantoi Buxhetin Alternativ 2027, të hartuar në bashkëpunim me fondacionin “Friedrich Naumann”.
Analiza thekson se Bullgaria mund të shënojë një dekadë të plotë me deficit buxhetor, ndërsa borxhi publik tashmë ka kaluar kufirin prej 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Sipas vlerësimeve, ai mund të arrijë në 40-45% deri në vitin 2035, ndërsa shpenzimet për interesat e borxhit mund të rriten në 1,8 miliardë euro deri në vitin 2028.
Instituti për Ekonominë e Tregut rekomandon garantimin e stabilitetit fiskal duke ruajtur nivelet aktuale të taksave. Instituti propozon kthimin e shpenzimeve publike në 38% të PBB-së, uljen e deficitit buxhetor dhe mbajtjen e raportit të borxhit publik në nivelin 30% të PBB-së.
Po ashtu, rekomandohet që punonjësit në sektorin publik të mos përbëjnë më shumë se 20% të të gjithë të punësuarve në ekonomi, ndërsa shpenzimet buxhetore për personelin të mos kalojnë 10% të PBB-së, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva