Një film spanjollo-francez fiton çmimin e festivalit “Cinelibri” në Sofje

Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 11:14

Një film spanjollo-francez fiton çmimin e festivalit “Cinelibri” në Sofje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Epopeja dramatike spanjollo-franceze “Topi i Zi” fitoi çmimin e madh për film artistik me metrazh të gjatë në edicionin e 12-të të festivalit kinematografik dhe letrar “Cinelibri” në Sofje.

Fituesi u përzgjodh nga një juri ndërkombëtare e kryesuar nga Jim Sheridan, me anëtarë Maria Jurado, Jakob Jonia, Teodora Markova dhe Clive Russell (në distancë). Në motivacionin e saj, juria thekson se filmi “Topi i Zi”, me regji të Javier Calvo dhe Javier Ambrossi, është një histori e guximshme, vizualisht mahnitëse dhe njëkohësisht argëtuese, që ndërthur trillimin me realitetin, duke trajtuar kompleksitetin e traumës kolektive dhe asaj individuale.

Statueta e çmimit iu dorëzua nga drejtori ekzekutiv i Qendrës Kombëtare të Filmit, Petër Todorov, Eduardo Corchero, zëvendësshef i misionit diplomatik të Ambasadës së Spanjës.

Filmi dokumentar “Duke vallëzuar rreth vetes – Siri Hustvedt”, me regji dhe skenar të Sabine Liedl, fitoi çmimin në kategorinë e dokumentarëve.

Ministri i Kulturës, Evtim Milloshev, i dorëzoi regjisorit polak Pawel Pawlikowski një çmim të veçantë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografi.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva