LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 5 nëntor 2026

Reshjet ndalen, në disa vende do të shfaqet edhe dielli, por moti mbetet i freskët

Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 19:25

Parashikimi i motit për 5 nëntor 2026

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 7°C. Gjatë ditës vranësirat do të shpërndahen, ndërsa në Bullgarinë Lindore moti do të jetë kryesisht me diell. Reshje të dobëta shiu priten në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Bullgarinë Lindore mesatare, nga veriu dhe veriperëndimi, duke sjellë ajër më të ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 12°C. Në kryeqytet ato do të jenë rreth 9°C.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 10° deri në 13°C. Temperatura e ujit të detit mbetet 16°-17°C. Deti do të ketë dallgëzim deri në 3 ballë.

Në male moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshje shiu do të ketë kryesisht në masivet e Bullgarisë Perëndimore, ndërsa në zonat më të larta do të bjerë borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu dhe verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 6°C, ndërsa në 2000 metra rreth 1°C.

Të premten vranësirat do të shpërndahen gradualisht dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, në disa zona të ulëta dhe në lugina dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës. Era do të dobësohet, duke ruajtur drejtimin nga veriperëndimi, ndërsa përgjatë bregdetit nga veriu. Temperaturat minimale do të ulen dhe do të jenë ndërmjet -1° dhe 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 9° deri në 14°C.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva