Për herë të parë një bullgar do të drejtojë Shoqatën Botërore të Ndërtimit CICA

Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 12:09

Inxhinieri Ljubomir Kaçamakov

Inxhinieri Ljubomir Kaçamakov

FOTO: Rumjana Toneva, Dhoma e Ndërtuesve në Bullgari

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Dhomës së Ndërtuesve në Bullgari, inxhinier Ljubomir Kaçamakov, u zgjodh president i Shoqatës Botërore të Ndërtimit (CICA). Për herë të parë një bullgar vihet në krye të organizatës, e cila përfaqëson interesat e një industrie me 180 milionë të punësuar dhe me një qarkullim vjetor prej mbi 7 trilionë dollarësh.

Zgjedhja e inxhinier Ljubomir Kaçamakovit u bë njëzëri. Kandidatura e tij u mbështet nga të gjithë delegatët e Asamblesë së 79-të të Përgjithshme të organizatës, e cila po mbahet aktualisht në kryeqytetin francez, Paris, njofton BTA.

Mandati i Kaçamakovit do të zgjasë dy vjet. “Bullgaria ulet në tryezën e vendeve vërtet të mëdha dhe do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në informacione, praktika të mira dhe të këqija në sektorin e ndërtimit”, tha Kaçamakov për BTA.

Shoqata Botërore e Ndërtimit u themelua në vitin 1974 në Tokio, Japoni.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva