Lajm
Parlamenti miratoi në lexim të parë Ligjin për gjuhën bullgare
Mërkurë 4 Nëntor 2026 13:14
Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 13:14
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Parlamenti miratoi në lexim të parë projektligjin për gjuhën bullgare, të paraqitur nga partia “Vëzrazhdane”. Ai u mbështet njëzëri me 153 vota “pro”, ndërsa Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) nuk mori pjesë në votim. Afati për paraqitjen e propozimeve ndërmjet leximit të parë dhe të dytë u zgjat në maksimumin e lejuar prej tre javësh, me qëllim saktësimin e teksteve të projektligjit.
Ligji parashikon krijimin e një Këshilli Konsultativ për Gjuhën Bullgare pranë Këshillit të Ministrave, me funksione ekspertuese dhe këshillimore. Ai do të koordinojë politikat gjuhësore, do të ndihmojë procesin e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës dhe çdo vit do të raportojë mbi gjendjen e mjedisit gjuhësor në vend. Në përbërjen e tij do të përfshihen përfaqësues të qarqeve shkencore dhe arsimore.
Sipas nismëtarëve, legjislacion i ngjashëm ekziston në vende si Franca, Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia dhe është në përputhje me të drejtën e Bashkimit Evropian, për sa kohë që zbatohet në sferën publike dhe nuk pengon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva