Mërkurë 4 Nëntor 2026 15:57
Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 15:57
Karllos Nasar
FOTO: Startphoto.bg
Madhësia e shkronjave
Karllos Nasar, i shpallur Sportisti numër 1 i Bullgarisë për dy vitet e fundit, fitoi titullin e katërt botëror në peshëngritje. Përfaqësuesi bullgar rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë deri në 95 kg, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Ningbo të Kinës.
Peshëngritësi 22-vjeçar vendosi tri rekorde botërore gjatë garës. Ai arriti rezultatin e përgjithshëm prej 415 kg në dygarësh, me 185 kg në stilin e shkëputjes dhe plot 230 kg në stilin e shtytjes.
Të tria këto rezultate përbëjnë rekorde të reja botërore, bën të ditur portali sportiv Sportal.bg.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova