Lajm
Stërvitje e përmasave të mëdha për kërkim-shpëtimin pas një aksidenti ajror
Enjte 5 Nëntor 2026 06:46
Enjte, 5 Nëntor 2026, 06:46
FOTO: Facebook/ Банско/Bansko Official
Madhësia e shkronjave
Më 5 nëntor 2026, zona Bënderishka Poljana, në Parkun Kombëtar Pirin, do të jetë vendi ku do të zhvillohet një stërvitje e përbashkët në shkallë të gjerë për kërkim-shpëtimin pas një aksidenti ajror në një zonë malore të vështirë për t'u arritur. Në operacionin, i cili do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 13:00, me emrin e koduar SAREX-26, do të marrin pjesë ekipe të specializuara të shpëtimit, përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, shpëtues malorë dhe mjete të aviacionit, përfshirë helikopterë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova