Lajm
Një tanker me vaj luledielli në bord po lëviz pa kontroll në det pranë Shabllës
Mërkurë 4 Nëntor 2026 17:56
Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 17:56
FOTO: BTA – Fotoja është ilustruese
Madhësia e shkronjave
Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve njoftoi se po ndjek situatën me cisternën detare „Mentor“, e cila, sipas të dhënave paraprake, transporton rreth 11 mijë tonë vaj luledielli. Operacioni për tërheqjen e anijes me rimorkiator kishte nisur nga porti i Konstancës. Tankeri po tërhiqej nga rimorkiatori „Ramazan Bej“, por ky i fundit pësoi këputjen e litarëve të tërheqjes. Si pasojë, tankeri aktualisht po zhvendoset i pakontrolluar nga rrymat detare në zonën pranë Shabllës. Rimorkiatori ka dhënë sinjalin e alarmit, ndërsa ekuipazhi i tij mban lidhje me shërbimet e kontrollit të trafikut detar, të cilat urdhëruan që ai të qëndrojë pranë cisternës.
Ndërkohë, u vendos kontakti me pronarin e anijes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova