Lajm
Taksa e njëhershme mbi fitimet e tepërta do të prekë edhe tregtarët më të vegjël
Enjte 5 Nëntor 2026 08:44
Enjte, 5 Nëntor 2026, 08:44
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fitimet e tepërta të bankave, kompanive të sigurimeve, operatorëve të telekomunikacionit, kompanive të kredive të shpejta, pikave të këmbimit valutor dhe zinxhirëve tregtarë do të tatohen një herë me 33% vitin e ardhshëm, vendosi qeveria. Sipas zyrës së shtypit të qeverisë, 30% e taksës së detyrueshme mund të kursehet nga kompanitë nëse ato i mbajnë këto para në Bullgari për investime ose për krijimin e rezervave.
Taksa mbi fitimet e tepërta do të zbatohet edhe për të gjithë tregtarët e produkteve ushqimore me të ardhura nga shitjet në vitin 2026 mbi 5 milionë euro. Ky prag është mjaft i ulët dhe do të përfshijë pothuajse të gjitha zinxhirët rajonalë tregtarë me 3 deri në 5 supermarkete, si dhe dyqane ushqimore të vetme më të mëdha në qytetet mesatare bullgare.
Paketa e ndryshimeve në ligjet tatimore parashikon që punëdhënësit të mund të japin kuponë deri në 200 euro. Megjithatë, për pjesën që tejkalon pragun prej 102,26 eurosh do të aplikohet një taksë prej 7%.
Po ashtu, vendoset akcizë për automjetet e fuqishme me motorë me djegie të brendshme me fuqi mbi 250 kW. Në mënyrë graduale do të rritet edhe pragu për regjistrimin në TVSH: deri në 60 000 euro në vitin 2027, 70 000 euro në vitin 2028 dhe 75 000 euro në vitin 2029.
Gjithashtu, lehtësohen disa rregulla kontabël për bizneset më të vogla.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva