LAJME

Lajm

Kalimi i automjeteve në pikat kufitare është pa probleme

Enjte, 5 Nëntor 2026, 09:17

Kalimi i automjeteve në pikat kufitare është pa probleme

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare dhe kalimet drejt shteteve fqinje, njoftojnë nga Policia Kufitare.

Lëvizja në autostradën “Hemus” në drejtim të Varnës, pranë Enevos, është e kufizuar për shkak të riparimit të sinjalistikës rrugore dhe zëvendësimit të një kamere. Qarkullimi rregullohet nga patrullat e policisë. Vazhdon edhe riparimi i tunelit “Topli Doll”, ku trafiku devijohet vetëm në njërën tubë të tunelit.

Në autostradën “Marica”, në drejtim të pikës kufitare “Kapitan Andreevo”, qarkullimi zhvillohet me kalim nga një korsi në tjetrën për shkak të riparimit të fugave para fshatit me të njëjtin emër. Trafiku rregullohet me sinjalistikë rrugore dhe organizim të përkohshëm të lëvizjes. Është vendosur kufizim shpejtësie deri në 50 km/orë.

Një person ka humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur në 10 aksidente të rënda rrugore në vend gjatë 24 orëve të fundit, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit janë regjistruar 62 aksidente të rënda, me 4 viktima dhe 78 të plagosur.

Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 5836 aksidente të rënda rrugore, ku kanë humbur jetën 418 persona dhe janë plagosur 7228 të tjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave në rrugë është rritur me 39 persona.aksi

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 30 zjarre në mbarë vendin, njoftojnë nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe i Mbrojtjes së Popullsisë. Në këto zjarre janë lënduar dy persona.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva