Kompania e parë bullgare përgatitet të dalë në bursën teknologjike Nasdaq

Enjte, 5 Nëntor 2026, 11:06

Kompania e parë bullgare përgatitet të dalë në bursën teknologjike Nasdaq

FOTO: Dronamics

Madhësia e shkronjave

Kompania bullgare për prodhimin e dronëve "Dronamics" njoftoi se po përgatit listimin në bursën amerikane Nasdaq, njofton bloombergtv.bg. Marrëveshja pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2027, pasi të merren miratimet e nevojshme rregullatore në SHBA dhe aprovimi i aksionarëve, deklaroi bashkëthemeluesi dhe presidenti i kompanisë, Svilen Rangellov.

"Dronamics" u themelua në vitin 2014 dhe zhvillon platforma të reja për mjete ajrore të mëdha pa pilot, me përdorim në transportin e mallrave, mbrojtje dhe hartëzim ajror. Droni i saj "Black Swan" mund të transportojë deri në 350 kg ngarkesë në një distancë prej 2500 km, duke përdorur aeroportet ekzistuese të mëdha dhe të vogla. Në zhvillim është edhe platforma më e vogël "Black Cygnet", e destinuar për mbrojtjen civile dhe sigurinë kombëtare. Ajo tashmë është demonstruar gjatë një stërvitjeje të NATO-s. Në bashkëpunim me "HENSOLDT", kompania po zhvillon gjithashtu një dron për paralajmërim të hershëm ajror në kuadër të një programi evropian.

Listimi i planifikuar në Nasdaq pritet të rrisë kapitalizimin e kompanisë nga 400 milionë në 500 milionë dollarë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva