Lajm
Çmimi i madh i kinemasë në Tokio iu dha një filmi me pjesëmarrje bullgare
Enjte 5 Nëntor 2026 11:48
Enjte, 5 Nëntor 2026, 11:48
FOTO: 2026.tiff-jp.net
Madhësia e shkronjave
Filmi me pjesëmarrje bullgare "Motra, vëllai dhe pusi i kanalizimeve" ("Sister, Brother and Manhole") i regjisorit Millço Mançevski fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetshëm të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, njoftoi BTA.
Prodhimi u vlerësua me “Grand Prix të Tokios”. Filmi, i cili ishte ndër 15 titujt e përzgjedhur në programin kryesor konkurrues të festivalit, rrëfen historinë e një motre dhe një vëllai në Maqedoninë e Veriut postkomuniste. Ata sigurojnë jetesën duke vjedhur buste bronzi dhe kapakë pusesh kanalizimesh, derisa një traumë e papritur i detyron të hyjnë në kontakt me botën kriminale maqedonase.
"Motra, vëllai dhe pusi i kanalizimeve" pati premierën botërore pikërisht në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio. Filmi është bashkëprodhim i Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Serbisë, Shqipërisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa producente nga pala bullgare është Galina Toneva nga “Gala Films”.
Rolet kryesore
interpretohen nga Sara Klimoska dhe Filip Trajkoviq.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva