LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 6 nëntor 2026

Pas mëngjesit të freskët dhe mjegullës, gjatë ditës do të shfaqet edhe dielli

Enjte, 5 Nëntor 2026, 19:24

Parashikimi i motit për 6 nëntor 2026

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 2°C. Në orët e mëngjesit, në disa zona të ulëta do të ketë mjegull, ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të larta të shpërndara. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në Bullgarinë Veriore mesatare nga perëndim-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9° deri në 14°C. Në kryeqytet do të jenë rreth 11°C.

Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të shpërbëhen gradualisht dhe moti do të bëhet kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë, nga veri-veriperëndimi, e cila do të sjellë ajër më të ftohtë. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 7° deri në 11°C. Temperatura e ujit të detit është 15-17°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 3-4 ballë.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veri-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 8°C, ndërsa në 2000 metra rreth 1°C.

Të shtunën vranësirat do të pakësohen dhe në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë moti me diell. Para mesditës, në disa lugina dhe ultësira do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Era do të jetë e dobët nga veriperëndimi, ndërsa në shumë rajone përkohësisht do të pushojë. Temperaturat minimale do të ulen dhe do të jenë ndërmjet minus 3°C dhe 2°C, ndërsa ato maksimale do të mbeten pothuajse të pandryshuara, kryesisht ndërmjet 9° dhe 14°C.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva