Enjte 5 Nëntor 2026 13:54
Enjte, 5 Nëntor 2026, 13:54
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Të ardhurat neto mujore të nevojshme për përballimin e kostos së jetesës janë 842 euro për një person që punon dhe jeton i vetëm. Për një familje me dy prindër që punojnë dhe një fëmijë deri në moshën 14 vjeç nevojiten 1516 euro. Këtë e tregojnë rezultatet e studimit për tremujorin e tretë, të realizuar nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Të dhënat u prezantuan nga Violeta Ivanova, drejtuese e Institutit për Studime Sociale dhe Sindikale pranë KNSB-së.
Më shumë se gjysma e të punësuarve, ose 57,7%, deklarohen dhe sigurohen mbi të ardhura më të ulëta se niveli i nevojshëm për jetesë. Përfundimet e studimit tregojnë një presion në rritje të çmimeve mbi familjet dhe biznesin. Pothuajse 40% e të ardhurave të një të punësuari shkojnë vetëm për ushqim. Në bazë vjetore, produktet ushqimore janë shtrenjtuar me 5,3%.
Nga sindikata theksojnë se këmbëngulin për një rritje mesatare vjetore prej të paktën 10% të pagave në projektbuxhetin për vitin 2027, si në sektorin publik, ashtu edhe në ekonominë reale.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva