Plovdiv Jazz Fest sjell emra të njohur të xhazit ndërkombëtar

Premte, 6 Nëntor 2026, 04:03

Plovdiv Jazz Fest sjell emra të njohur të xhazit ndërkombëtar

FOTO: Facebook/Plovdiv Jazz Fest

Madhësia e shkronjave

Muzikantë të njohur të xhazit nga skena ndërkombëtare dhe ajo bullgare do të ngjiten në skenën e edicionit të 12-të të festivalit Plovdiv Jazz Fest. Nga data 6 deri më 8 nëntor, në Shtëpinë e Kulturës “Boris Hristov” do të tingëllojë muzikë bashkëkohore improvizuese dhe xhaz evropian, bëjnë të ditur organizatorët nga Blue M.

Festivali do të hapet me një koncert të pianistit dhe kompozitor të njohur amerikan Aaron Parks, i cili do të performojë së bashku me trion e tij.

Një tjetër pikë e veçantë e programit do të jetë projekti “100 vjet Miles Davis”, i krijuar posaçërisht për festivalin nga Rosеn Zahаriеv-Roko All Stars. Në të do të marrin pjesë pianisti Steve Hamilton, kontrabasisti Vasill Haxhigrudev, bateristi Borisllav Petrov, si dhe dy artistë të ftuar: Petër Momçev në saksofon tenor dhe beatbox-i Aleksandër Dejanov-Skiler.

Në skenën e Plovdiv Jazz Fest do të performojnë gjithashtu këngëtaret Emma Smith dhe Elina Duni, kitaristi Cenk Erdoğan dhe pianisti Shai Maestro, së bashku me grupet e tyre.

Programin do ta plotësojnë edhe aktivitete të tjera shoqëruese dhe sesione muzikore të improvizuara (jam sessions), ku muzikantët performojnë së bashku në skenë.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova