Supergrupi “Frontmen” me concert të parë në Vjenë

Enjte, 5 Nëntor 2026, 20:15

Supergrupi “Frontmen” me concert të parë në Vjenë

FOTO: Facebook/ Frontmen

Madhësia e shkronjave

Supergrupi “Frontmen” po përgatitet për koncertin e tij të parë në Vjenë. Më 6 nëntor, në klubin U4, në adresën Schönbrunner Str. 222/228, Stanley, Svilen Noev, Ersin Mustafov dhe Ivan Vellkov – frontmenët e disa prej grupeve më të dashura të skenës rok dhe alternative bullgare – do të interpretojnë hitet e grupeve nga të cilat vijnë: Tangra, Ostava, P.I.F. dhe JEREMY?.

Klubi U4 është një vend legjendar, ku kanë performuar edhe Nirvana. Vetë grupi “Ostava” ka qenë gjithashtu dy herë mysafir në këtë klub. Meqenëse vitet e fundit udhëtimi drejt Bullgarisë për të ndjekur një koncert është bërë shumë më i lehtë se më parë, sipas Svilen Noev, koncertet e artistëve bullgarë në Evropën Perëndimore nuk janë më aq të frekuentuara. Ai tregon se nuk ka performuar atje prej dy-tre vitesh dhe se mezi pret takimin me publikun në Vjenë:

Supergrupi “Frontmen” me concert të parë në Vjenë

FOTO: Facebook/ Svilen G Noev

“Gjëja më e rëndësishme për ne është që të vijnë sa më shumë njerëz që i pëlqejnë këngët tona. Tashmë e imagjinoj sa bukur do të jetë dhe si do të bisedoj me njerëz që i kam takuar në koncertet e mëparshme – për Bullgarinë, muzikën rock’n’roll, miqësinë…”

Përveç hiteve të grupeve të dashura, më 6 nëntor në klubin U4 në Vjenë do të interpretohet edhe kënga e vetme origjinale e publikuar deri më tani nga “Frontmen”, me titull “I Pamposhtur” (“Nepobedim”).

Svilen Noev zbulon se ka ardhur koha që supergrupi të sjellë një këngë të re:

“Pas verës kemi filluar të takohemi më shpesh, kështu që është vetëm çështje kohe derisa të krijojmë një këngë të re, ndoshta edhe disa, sigurisht. Tani jemi në një frymë shumë të mirë, kemi miqësi, humor… gjërat do të bëhen!”

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello