Bota ortodokse kremton Kryeengjëllin Mihail dhe forcat qiellore

Dielë, 8 Nëntor 2026, 05:51

Bota ortodokse kremton Kryeengjëllin Mihail dhe forcat qiellore

FOTO: facebook.com/Vidinska.mitropoliya

Madhësia e shkronjave

Engjëjt janë më pranë njerëzve. Ata shpallin vullnetin e Zotit, mbrojnë besimtarët dhe i udhëheqin drejt një jete të virtytshme e të shenjtë. Ata nuk na braktisin kurrë dhe janë gjithmonë të gatshëm të na ndihmojnë. 

Sipas mësimit të Kishës, gradët engjëllore ndahen në tri hierarki: të lartën, të mesmen dhe të ulëtën. Secila hierarki përbëhet nga tri shkallë. Hierarkia më e lartë përfshin Serafinët, Kerubinët dhe Fronet. Hierarkia e mesme përbëhet nga Zotërimet, Fuqitë dhe Pushtetet. Hierarkia më e ulët përfshin tri shkallë: Parësitë, Kryeengjëjt dhe Engjëjt. 

Mbi të gjitha nëntë gradët engjëllore, Zoti vendosi Shën Kryeengjëllin Mihail (emri i tij, i përkthyer nga hebraishtja, do të thotë: “Kush është si Zoti?”), shërbëtorin besnik të Zotit, i cili mposhti dhe rrëzoi nga qielli Luciferin krenar dhe shpirtrat e tjerë të rënë.

Kisha tokësore, e cila ka nevojë për ndihmën e engjëjve, kremton Koncilin e nëntë gradëve engjëllore në ditën e tetë të muajit nëntor.

Në ikonat, Kryeengjëjt paraqiten sipas natyrës së shërbimit të tyre.

Në ditën e Shën Kryeengjëllit Mihail dhe të forcave të shenjta qiellore pa trup, përkujtohet edhe kujtimi i Shën Martirit Angjel i Lerinit. Të dhënat për këtë shenjtor bullgar janë të pakta. Shën Paisi Hilendari shkruan për të:

"Në vitin 1750, në Manastir, ku qëndronte pashai turk dhe ai i Maqedonisë, turqit torturuan dhe i prenë kokën për besimin e krishterë një të riu me pamje dhe shtat të bukur. E detyruan dhe e munduan shumë që të hiqte dorë nga Krishti, por ai me urti dhe guxim demaskonte besimin e tyre të pafe. Peshkopi i Manastirit shënoi shumë nga përgjigjet e tij, përshkroi në gjuhën greke vuajtjet e tij. Dhe Perëndia bëri një shenjë të madhe mbi lipsanet e tij. Emri i tij ishte Angjel nga fshati Florinë. Ky martir i shenjtë Angjel shkëlqeu në kohën tonë në tokën bullgare." Martiri Angjel dha jetën për Krishtin më 27 shkurt 1727.

 

Redaktoi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva