LAJME

Lajm

Qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare është normal

Premte, 6 Nëntor 2026, 11:02

Qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare është normal

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi i automjeteve është normal në të gjitha pikat kufitare, njofton Policia Kufitare.

Më 6 nëntor është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit në një pjesë të rrugës Kresna–Kullata, në zonën e qytetit Sandanski. Shkak është ndërrimi i kamerave në kilometrin e 421-të, bëri të ditur Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Deri në orën 20:00, automjetet do të qarkullojnë në të dyja drejtimet, duke përdorur korsinë e lirë.

Ndërkohë, më 18 dhjetor do të mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës kryesore Burgas–Pomorie, në drejtim të Pomories. Kufizimi do të ndikojë në qarkullimin e automjeteve drejt resorteve turistike në bregdetin jugor të Detit të Zi. Sipas njoftimit të Bashkisë së Burgasit, kjo masë është e nevojshme për ndërtimin e një lidhjeje të re rrugore që do të shërbejë si hyrje dhe dalje për lagjen Sarafovo.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova