Premte 6 Nëntor 2026 11:28
Premte, 6 Nëntor 2026, 11:28
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Skuadra e futbollit “Levski” mundi ekipin polak “Jagiellonia” me rezultatin minimal 1:0, në ndeshjen e luajtur në Sofje. Takimi ishte i vlefshëm për raundin e katërt të Ligës së Evropës, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Futbollisti i skuadrës vendase, Steven Stojançov, u bë protagonist i ndeshjes përpara 25 mijë tifozëve në Stadiumin Kombëtar. Ai u aktivizua si zëvendësues dhe shënoi golin e fitores në minutën e 83-të, me kokë, pas një goditjeje nga këndi. “Levski” e nisi ndeshjen me vështirësi, nën presionin e “Jagiellonias”, skuadrës që sezonin e kaluar përfundoi në vendin e tretë në kampionatin polak. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të barabartë, ndërsa miqtë polakë nuk arritën të shfrytëzonin rastet për shënim. Pas golit në minutën e 83-të, “Levski” arriti ta ruajë epërsinë deri në fund të ndeshjes.
Me këtë fitore, të dytën në turne, “Levski” grumbulloi 7 pikë dhe renditet në vendin e 10-të. Skuadra bullgare shpreson të vazhdojë garën dhe të sigurojë kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Ndërkohë, skuadra bullgare CSKA, humbi me rezultatin 2:1 në transfertë nga skuadra e njohur greke “Panathinaikos”. Ndeshja u zhvillua në kuadër të raundit të tretë të fazës kryesore të Ligës së Konferencës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova