Lajm
Komisioni Evropian kërkon shpjegime nga Bullgaria për deficitin e lartë buxhetor
Premte 6 Nëntor 2026 11:39
Premte, 6 Nëntor 2026, 11:39
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Komisioni Evropian (KE) i drejtoi pyetje Bulgarisë lidhur me përputhjen e planit për vitin 2027 me rregullat financiare të Bashkimit Evropian. Kjo shkruhet në një letër të Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet Ekonomike dhe Financiare të KE-së, drejtuar Ministrisë së Financave në Sofje, raportoi agjencia BGNES. Dokumenti, i datës 26 tetor 2026, u publikua në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, së bashku me përgjigjen e palës bullgare, të datës 2 nëntor.
Në letër thuhet se, sipas përllogaritjeve të ekspertëve evropianë, bazuar në projektbuxhetin e paraqitur nga Bullgaria, shpenzimet neto të vendit pritet të rriten me 10,1% gjatë vitit 2026 dhe me 1,3% në vitin 2027. Ndërkohë, kufijtë maksimalë të rritjes së rekomanduar nga Këshilli i BE-së janë dukshëm më të ulët: 4,2% për vitin 2026 dhe 3,4% për vitin 2027.
Bullgaria është aktualisht nën procedurën e BE-së për deficit të tepruar. Synimi është që deficiti buxhetor, pra diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave të shtetit, të ulet nën 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2029. Vlerësimi përfundimtar i Komisionit Evropian nëse plani buxhetor i Bullgarisë është në përputhje me rregullat financiare të BE-së pritet të publikohet deri më 30 nëntor.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova