Lajm
Dron me mbishkrim iranian doli pranë poligonit ushtarak të Shabllas
Premte 6 Nëntor 2026 13:23
Premte, 6 Nëntor 2026, 13:23
FOTO: Kryebashkiaku i Shablls Marijan Zheçev
Madhësia e shkronjave
Një dron me përmasa 3 me 4 metra u gjet në plazhin pranë Shabllas, rreth 800 metra larg farit. Zona u rrethua nga policia, njoftoi Drejtoria Rajonale e Policisë në Dobriç, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Sinjalizimin e bëri një qytetar, i cili po shëtiste përgjatë bregut kur vuri re dronin ushtarak, tregoi kryetari i Bashkisë së Shabllas, Marian Zheçev, për Radion Kombëtare Bullgare (BNR).
Sipas të dhënave paraprake, droni doli në breg nga deti dhe mbart një ngarkesë shpërthyese. „Në të ka edhe mbishkrimin ‘Shahed’“, njoftoi kryetari i Bashkisë së Shabllas. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë specialistët e çminimit për ta neutralizuar atë. „Shahed“ është një seri dronësh luftarakë iranianë. Ata u bënë të njohur në mbarë botën, veçanërisht për shkak të përdorimit të gjerë në luftën në Ukrainë, ku Rusia i prodhon edhe me emrin „Geran-2“. Kjo seri përfshin si dronë zbulues dhe sulmues, të cilët mund të përdoren disa herë, ashtu edhe dronë kamikazë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova