Premte 6 Nëntor 2026 13:33
Premte, 6 Nëntor 2026, 13:33
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Blegtorët bllokuan për një kohë të shkurtër rrugën kryesore Sofje - Varna pranë Sevlievos, duke kërkuar shpërndarje të drejtë të ndihmave që jepen gjatë krizave dhe kritere të njëjta për të gjithë fermerët.
"Ne kërkojmë që kafshët të mos ndahen në kategori të privilegjuara dhe të paprivilegjuara. Të zbatohen të njëjtat kritere si për dhitë dhe buallicat, ashtu edhe për lopët dhe delet. Nuk duam të ndahemi as sipas rajoneve, për të gjithë duhet të vlejnë të njëjtat rregulla", deklaroi për BTA organizatorja e protestës, Cvetosllava Guteva.
FOTO: BTA
Sipas saj, blegtorët e rajonit ende nuk kanë marrë kompensimet për thatësirën e vitit 2025. Thatësira ka çuar në rendimente pothuajse zero në disa sipërfaqe bujqësore dhe i ka detyruar fermerët të blejnë sasi shtesë ushqimi për të siguruar ushqimin e kafshëve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva