LAJME

Lajm

KE: Bullgaria është ndër vendet e prekura nga flukset migratore

Premte, 6 Nëntor 2026, 14:48

KE: Bullgaria është ndër vendet e prekura nga flukset migratore

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është ndër gjashtë shtetet e Bashkimit Evropian që përballen me një situatë të konsiderueshme migratore për shkak të efektit të akumuluar të migracionit gjatë pesë viteve të fundit. Kjo tregohet në vlerësimin e dytë vjetor të Komisionit Evropian për azilin dhe migracionin, të paraqitur nga komisioneri evropian përgjegjës për këtë fushë, Magnus Brunner, njofton korrespondentja e BNR-së në Bruksel, Angelina Piskova.

Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe Çekia, Estonia, Kroacia, Austria dhe Polonia. Këto gjashtë vende do të mund t'i kërkojnë Këshillit të BE-së zbritje të plotë ose të pjesshme të kontributeve të tyre në fondin e përbashkët të solidaritetit për vitin 2027.

Komisioni Evropian dallon tri kategori të situatës migratore. Greqia, Qiproja, Italia dhe Spanja janë përcaktuar si vende nën presion migrator. Ndërkaq, Belgjika, Çekia, Gjermania, Estonia, Irlanda, Franca, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Finlanda konsiderohen të ekspozuara ndaj rrezikut të presionit migrator.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva