Premte 6 Nëntor 2026 15:00
Premte, 6 Nëntor 2026, 15:00
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Bullgaria dhe Argjentina ndahen nga mijëra kilometra, por për komunitetin bullgar në Komodoro Rivadavia, lidhja me atdheun e të parëve mbetet e gjallë. Ajo ruhet në kujtimet familjare, në fotografitë dhe kartolinat e vjetra, por edhe në këngët dhe traditat që përcillen brez pas brezi.
Sot në programin tone do t’ju tregojmë dy histori që dëshmojnë pikërisht këtë lidhje: historinë e tetëvjeçares Aruna Mira, e cila udhëtoi për herë të parë drejt Bullgarisë dhe fitoi dy çmime për talentin e saj në folklorin bullgar, dhe atë të studiueses Sonja Ivanoff, e cila po rindërton historinë e emigrantëve bullgarë në Argjentinë përmes dhjetëra rrëfimeve familjare.
Më pas do ta mbyllim programin tonë me muzikë të bukur nga Orkestra e Muzikës Popullore të BNR-së.
Ju urojmë minuta të këndshme! ·
· 01:36 - Shoqëri
· 09:25 – Personalitete
· 18:28 - Muzikë
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello