Lajm
Buxheti 2027: Deficit 3,5%, 8,6 miliardë euro borxh i ri, 5% rritje e pagave
Premte 6 Nëntor 2026 15:54
Premte, 6 Nëntor 2026, 15:54
Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rumen Radev
shpalli parametrat e projektbuxhetit për vitin 2027 në Universitetin e
Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore. Buxheti i shtetit është planifikuar me një
deficit prej 3,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Parashikohet që vitin
e ardhshëm shteti të marrë 8,6 miliardë euro borxh të ri.
Si objektiv të qeverisë,
kryeministri përmendi përmirësimin e financave publike, në mënyrë që deri në
fund të vitit 2029 deficiti të ulet në 3% të PBB-së, sipas kërkesave, si edhe
të zvogëlohet niveli i borxhit, njofton gazetarja jonë Cvetelina Stojanova.
“Çfarë është Buxheti 2027?
Do t’ju përgjigjem shumë thjesht. Është një kamion i rëndë me frena të prishura
që po zbret me shpejtësi drejt humnerës dhe ne duhet ta ndalim e ta kthejmë
sërish përpjetë”, tha Radev.
Sipas tij, reforma në
administratë do të vazhdojë. Vitin e ardhshëm, pagat në ministritë e forcës, si
Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme, nuk do të rriten,
ndërsa shpërblimet e anëtarëve të bordeve drejtuese do të ulen me 40%, premtoi
kryeministri.
Parashikohen kontrolle më të rrepta dhe mekanizma të rinj për identifikimin dhe parandalimin e vendimeve të rreme të komisioneve mjekësore të ekspertizës (TELK), ndërkohë që do të vazhdojë edhe mbështetja për personat me aftësi të kufizuara.
Paga minimale do të jetë 660 euro. Pensionet do të rriten nga 1 korriku sipas rregullit zviceran me rreth 8%, ndërsa pagat në sektorin buxhetor do të rriten me 5%. Për mësuesit, rritja e pagave do të jetë 7,5%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella
Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva