Premte 6 Nëntor 2026 18:01
Premte, 6 Nëntor 2026, 18:01
Ursula von der Leyen
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë Varnën të martën, më 10 nëntor, ku do të takohet me kryeministrin Rumen Radev dhe do të vizitojë Akademinë e Lartë Detare “Nikolla Vapcarov”.
Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i Komisionit Evropian në një konferencë për shtyp gjatë prezantimit të programit javor të Von der Leyen, njofton BTA.
Sipas zëdhënësit, Von der Leyen do të zhvillojë një mision në rajonin e Detit të Zi, ndërsa programi do të nisë të hënën me një vizitë në Bukuresht. Atje ajo do të zhvillojë bisedime me presidentin rumun Nicușor Dan dhe kryeministrin Luca Niculescu.
Të mërkurën, Von der Leyen do të marrë pjesë në një konferencë për ndryshimet klimatike të organizuar nga Kombet e Bashkuara në Turqi.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva