LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për fundjavën

Në mëngjes temperaturat do të jenë nën zero, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell

Premte, 6 Nëntor 2026, 19:03

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 3 gradë. Në Sofje pritet të zbresin deri në -2 gradë. Në orët e mëngjesit, në disa zona të ultësirave dhe përgjatë luginave të lumenjve do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Në rajonet lindore do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, ndërsa në pjesën tjetër të vendit era do të jetë e lehtë deri mesatare, nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë. Në kryeqytet pritet të arrijnë rreth 10 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesën veriore të bregdetit era do të jetë kryesisht e fortë, nga veriu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 8-9 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 14-16 gradë. Deti do të ketë dallgëzim të forcës 3-4 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 5 gradë, ndërsa në lartësi 2000 metra rreth -1 gradë.

Të dielën, në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët e paradites, në disa zona të ultësirave do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Era do të jetë pothuajse e pandjeshme ose e lehtë. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme dhe do të mbeten relativisht të ulëta për këtë periudhë të vitit.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova