Premte 6 Nëntor 2026 18:30
Premte, 6 Nëntor 2026, 18:30
Ivan Hërkov
FOTO: FIAS
Madhësia e shkronjave
Ivan Hërkov u shpall
kampion bote në sambo në kategorinë deri në 79 kilogramë për meshkuj. Në
finalen e zhvilluar në Tashkent, bullgari mposhti armenin Boris Shavterjan,
njofton Sportal.bg.
Para ndeshjes për medaljen
e artë, 29-vjeçari Hërkov regjistroi katër fitore dhe lejoi vetëm një pikë. Ai
triumfoi ndaj përfaqësuesve të Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Kroacisë dhe
Mauriciusit.
Në vitin 2023, Ivan Hërkov
fitoi titullin e tij të parë botëror në kategorinë deri në 79 kg në kampionatin
e zhvilluar në Erevan, Armeni. Ai ka gjithashtu tre medalje bronzi nga
kampionatet botërore, të fituara në vitet 2022, 2024 dhe 2025.
Me titullin e fituar në Tashkent në vitin 2026, bullgari tashmë ka pesë medalje radhazi nga kampionatet botërore, dy prej të cilave janë të arta.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva