LAJME

Lajm

Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare

Hënë, 9 Nëntor 2026, 09:11

Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku është normal në të gjitha pikat dhe kalimet kufitare me Turqinë, Greqinë, Rumaninë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Lidhjet me traget që shërbejnë në pikat kufitare Orjahovo–Beket dhe Svishtov–Zimniç ende nuk funksionojnë për shkak të nivelit të ulët të lumit Danub.

Një person ka humbur jetën, ndërsa 29 të tjerë janë plagosur në 17 aksidente rrugore gjatë 24 orëve të fundit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në Sofje janë regjistruar dy aksidente të rënda dhe 17 incidente të lehta rrugore, ku janë plagosur dy persona.

Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 5910 aksidente të rënda rrugore, me 422 viktima dhe 7325 të plagosur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i të vdekurve është rritur me 38 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 56 zjarre në mbarë vendin, pa viktima dhe të lënduar, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë nga Zjarri dhe e Mbrojtjes së Popullsisë. Nga këto, 18 kanë shkaktuar dëme materiale të drejtpërdrejta. Janë kryer gjithashtu 24 operacione shpëtimi dhe ndihme.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva